Komuna e Pejës planifikon shkëmbimin e pronave

Planet rregulluese të Pejës jo gjithkah do të prekin vetëm pronat komunale.

Pothuajse në të gjitha lagjet e qytetit Komuna nuk mund t’ i anashkalojë pronat private që gjenden brenda hapësirave të planifikuara për zbatimin e këtyre planeve rregulluese, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të gjitha këto prona Komuna është e detyruar t’ i eksproprijojë, nëse u mbetet besnik planeve të veta rregulluese të planifikuara.

Mirëpo, eksproprijimi i tyre ka koston milionëshe, të cilën buxheti komunal nuk e përballon. Përafërsisht Komuna e ka kalkuluar një shumë prej 15 deri në 18 milionë eurosh, sa do të kushtonte shpronësimi i të gjitha pronave private të identifikuara që të mund të zbatoheshin në praktikë këto plane.

Mirëpo, duke i ditur mundësitë buxhetore, Komuna ka planifikuar që t’u hyhet procedurave për shkëmbimin e pronave private me ato komunale.

Leave a Reply