Ish-ylli gjerman: Gjermania duhet ta ulë në stol Ozilin

Mesut Ozil duhet të lihet në stol për ndeshjen e dytë grupore të Gjermanisë në Kupën e Botës kundër Suedisë, sipas ish-yllit gjerman Stefan Effenberg.

Mesfushori i Arsenalit i luajti 90 minuta të plotë në humbjen 1-0 të Gjermanisë kundër Meksikës në ndeshjen hapëse në Grupin F, e cila ishte humbja e parë e karakterit garues që prej eliminimit në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian Euro 2016 kundër Francës, transmeton Gazeta Express.

Effenberg e ka bënë në pikëpyetje vendimin e trajnerit të Gjermanisë, Joachim Low, i cili nuk e përfshiu Marco Reusin në formacionin startues, por vetëm vonë në pjesën e dytë.

Tani, ai i ka bërë thirrje Lowit ta ketë Reusin titullar për ndeshje ndaj Suedisë dhe ta ulë në stol Ozilin/

“Low duhet ta ulë në stol Ozilin dhe në vend të tij ta fusë Reusin”, shkroi Effenberg në një kolumnë në online.de.

“Nuk e kuptoja pse Reus nuk luajti nga fillimi kundër Meksikës”, shtoi ai.

Leave a Reply