Holanda premton mbështetje për Kosovën në çështjen e heqjes së vizave

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një takimi me homologun e tij holandez Stef Blok kanë biseduar për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë.

Sipas Pacollit, Holanda ka premtuar mbështetje në çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Mbështetja holandeze dhe parlamentit të tyre, në këtë çështje luan një rol kyç. Ministri Blok premtoi mbështetje në çështjen e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, si dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat tjera më rëndësi të veçantë për të dyja palët e për Kosovën në veçanti”, shkruan Pacolli në Facebook.

Leave a Reply