Dënohen policët kufitarë të Vërmicës për “keqtrajtim, frikësim e fyerje” ndaj të tjerëve

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarve me iniciale I.Z. F.B., B.H. , I.I. , G.B.nga Prizreni,Zyrtar Policor pranë Policisë Kufitare në Vërmicë, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “keqtrajtim” gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

“I akuzuari me iniciale I.Z. nga Prizreni, në mungesë të provave është shpallur i pafajshëm ndërsa të akuzuarit e tjerë me iniciale I.I., nga fshati Bordosan- Komuna e Dragashi, F.B., B.H, dhe G.B. nga Prizreni, gjykata i ka shpallur fajtorë dhe janë dënuar me burgim me kusht në kohëzgjatje prej 4 muajsh i cili dënim nuk do të ekzekutohet në afatin e verifikimit prej 1 viti”, thotë Themelorja e Prizrenit.

Të njëjtit dyshohen se më datën 05.04.2015, rreth orës 21.35 minuta në pikën kufitare, në fshatin Vërmicë, Komuna e Prizrenit, në bashkëveprim si persona zyrtarë duke keqpërdorur detyrën apo autorizimet e tyre, i keqtrajtojnë, i frikësojnë, ose i fyejnë rëndë dinjitetin personave tjerë.

Leave a Reply