Thaçi në Sofje nënshkruan deklaratën “që ul koston e romingut në rajon dhe BE”

Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, ka njoftuar se ka nënshkruar deklaratën e përbashkët me të gjitha vendet në Samitin në Sofje, për të mbështetur një agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor.

Sipas Thaçit, ky është një hap konkret drejt uljes së kostos së romingut në rajon dhe me Bashkimin Evropian.

“Jetësimi i kësaj agjende digjitale është një lajm shumë i mirë për të gjithë konsumatorët dhe një përfitim i qartë i procesit të integrimit. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë edhe nisjen e një pakoje të konsiderueshme të asistencës teknike për identifikimin e investimeve të mundshme digjitale dhe për të filluar një dialog të rregullt të rregullatorëve të Teknologjive, Informacionit dhe Komunikimit me Komisionin Evropian. Agjenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor do të lansohet gjatë Asamblesë Digjitale në Sofje, më 26 qershor”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Leave a Reply