Real Madrid nuk po e kërkon Neymarin, por Mbappen

Real Madrid e ka bërë target kryesor Kylian Mbappen për këtë verë. Madje sipas mediave spanjolle Neymar është përdorur si mbulesë për ta maskuar kërkimin e tyre për francezin.

Real Madrid e ka identifikuar Kylian Mbappen si “targetin e tyre kryesor” për këtë verë.

Sulmuesi francez ende nuk e ka kompletuar kalimin të Paris Saint-Germain, kurse Madridi e ka përdorur Neymar për ta “mjegulluar” interesin real të tyre për Mbappen.

Zinedine Zidane beson që Mbappe është një zëvendësim ideal i tyre për Karim Benzema.

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane dëshiron që për sezonin e ardhshëm ta rinojë sulmin e tij dhe e ka në top listë francezin 20 vjeçar. Sipas të përditshmes “Sport”, interesi i Madridit për Neymar është vetëm një mjegull e cila po e zhvendos vëmendjen nga ajo që është duke ndodhur realisht, blerjen e Mbappes.

Francezi, i cili fitojë tre tituj me PSG’në këtë sezon, pritet që këtë verë të kompletojë kalimin e përhershëm në Parkun e Princave, ku fillimisht kishte nënshkruar një kontratë huazimi dhe ende është në pronë të Monacos. PSG duhet të paguajë fillimisht 163 milionë funte për ta kompletuar tërë këtë transferim.

Parisienët janë në rrezik sepse mund ta thyejnë rregullën financiare të “fer playit”, pasi që trupi hulumtues i UEFA’s ka zbuluar se marrëveshja e tyre për sponsor të fanellave prej 175 milioë funtash është “rritur në mënyrë të pakuptueshme”.

Për ta mbuluar këtë, ata duhet që të bëjnë disa shitje këtë verë me Angle Di Maria që pritet të shitet i pari për në Barcelonë.

Zidane shpreson që Madridi do të përfitojë nga kjo situatë e paqartë për gjigantët e Ligue 1 duke paguar 163 milionë euro për Mbappen pa thyer asnjë rregull financiar. /GazetaExpress/

Leave a Reply