De Biasi: Kam oferta nga dy klube dhe një përfaqësuese

Ish trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka folur sërish për të ardhmen e tij, teksa ka zbuluar se po vlerëson mundësinë e rikthimit në drejtim të ndonjë skuadre.

De Biasi pa treguar se dy klube jo italiane dhe një skuadër përfaqësuese, kanë kontaktuar teknikun dhe i kanë bërë ofertat zyrtare, të cilat Gianni po i shqyrton me kujdes.

“Janë dy klube jashtë Italisë dhe një skuadër përfaqësuese që do të marrë pjesë në Botëror, të cilat më kanë bërë ofertë konkrete. Po vlerësoj me vëmendje ofertat dhe projektin e tyre, pasi dua të angazhohem diku ku më ofrohet përfshirje 100%”, tregoi De Biasi.

Ai nuk preferoi të bëjë të ditura emrat e skuadrave, por as të përfaqësueses, për të cilën tha se trajneri aktual do të largohet pas përfundimit të Botërorit rus.

De Biasi drejtoi për pak muaj Alavesin në Spanjë, pasi u largua nga Shqipëria, por nuk arriti të ketë vijimësi, ndërsa prej disa muajsh është i papunë.

Leave a Reply