Casemiro: Siç ka thënë edhe Xavi unë s’e kuptoj futbollin, prandaj s’nënshkruaj kurrë për Barçën

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, i është përgjigjur komenteve të ish-yllit të Barcelonës, Xavit, të bëra muaj më parë.

Duke folur në një konferencë për media para finales së Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, Casemiro i është përgjigjur Xavit duke thënë se ka katër vite në Real Madrid dhe katër finale të Ligës së Kampionëve gjatë të njëjtës periudhë, transmeton Gazeta Express.

“Ai mund të thotë çfarë të dojë, por unë jam këtu [Real Madrid] që katër vite dhe kam luajtur në katër finale të Ligës së Kampionëve”, ka thënë Casemiro.

“Nuk mund të nënshkruaj për Barcelonë, nuk e kam ADN e tyre, sic ka thënë edhe Xavi. Do të jem i Madridit deri në fund”, ka thënë Casemiro.

Në një intervistë për El Pais në janar, Xavi pati nënvizuar dallimet në stil të lojës mes Barcelonës dhe Real Madridit.

“Në Barcelonë, ne e kuptojmë futbollin si koncept të kohës dhe hapësirës. Messi, Busquets dhe Iniesta janë mjeshtër të kësaj. Ata gjithmonë e dinë çfarë të bëjnë kur janë vetëm apo të rrethuar. Ka mesfushorë, si për shembull Casemiro, që nuk e kuptojnë këtë, por në të njëjtën kohë, Busquts nuk mund të mbulojë si Casemiro”, pati shpjeguar ai.

Leave a Reply