“Asnjë lojtar i Liverpoolit, madje as Salah nuk mund të zërë vend në skuadrën e Real Madridit”

Ish-trajneri i Real Madridit, Vincente Del Bosque, ka insistuar se asnjë lojtar i Liverpoolit nuk do të mundë të zinte vend në ekipin e Zinedine Zidane, teksa dy gjigantët evropianë përgatiten për finalen e kësaj jave në Ligën e Kampionëve.

Të kuqtë e mposhten Romën për ta arritur finalen e Kievit, ndërsa Reali e tejkaloi Bayern Munichun në gjysmëfinale, transmeton Gazeta Express.

Të dy skuadrat kanë treguar formë të lartë në Evropë, me Liverpoolin që i ka shënuar 17 gola vetëm në gjashtë ndeshje të fazës së nokautit, krahasuar me 13 të Realit.

67-vjeçari, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve një herë dhe La Ligën dy herë gjatë kohës sa i pati udhëhequr Madridin, beson se finalja mund të jetë një shpartallim i Liverpoolit nga ish-skuadra e tij.

“Real Madridi ka skuadër madhështore, e cila është më e mira në Evropë momentalisht”, ka thënë Del Bosque për COPE.

“Nuk mund ta gjej qoftë edhe një lojtar të vetëm të Liverpoolit që mund ta përmirësojë Real Madridin, madje as Salah. Real Madridi do ta mposhtë Liverpoolin 4-1”, shtoi ai.

“Gareth Bale dhe Karim Benzema janë shumë të mirë”, tha ai.

Leave a Reply