Stefanoviq: Nuk do ta njohim Kosovën, nuk ka sanksione kundër Rusisë

Serbia nuk do të vendosë sanksione kundër Rusisë dhe nuk na bie ndërmend që të pranojmë pavarësinë e Kosovës. Kështu ka deklaruar sot ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq.

“Duke iu falënderuar Aleksandar Vuçiqit, shteti nuk vendos sanksione kundër Rusisë, pasi ka fuqi politike për të vendosur për diçka të tillë, dhe nuk na bie në mend të njohim pavarësinë e Kosovës dhe ju lutem që diçka të tillë të mos e përdorni në kuptimin e sulmit ndaj qeverisë”, tha Stefanoviq në parlament.

Ndërsa sot presidenti Hashim Thaçi në konferencën me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, bëri thirrje që Rusia ta njohë Kosovën shtet.

“Sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë, Kosova është organ që punon që edhe Rusia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur, për paqe dhe stabilitet në rajon, gjithashtu edhe për Serbinë. Neve nuk na pengon raporti Serbi-Rusi, por duke njohur Rusia Kosovën, Rusia ndihmon edhe Serbinë”, tha Thaçi.

Leave a Reply