Klopp i “çmendur” për Suson, bën gati 40 milionë euro

Milani pritet të ndëshkohet nga FIFA për shkelje të Fairy Play financiar për shkak të shpenzimeve të mëdha në merkaton e lënë pas, e me gjasa nëse kuqezinjtë do të dëshirojnë të blejnë më parë duhet të shesin lojtarët.

Një situatë kjo jo e favorshme për skuadrën e Gattusos, por për ekipet e tjera është një rast për të mos u humbur dhe që tani kanë filluar të llogarisin si të tyre talentet e kuqezinjve.

Një prej tyre është është edhe Liverpool, që sipas Calciomercato.com, Klopp dëshiron të rikthejë Anfield, Suso, i cili u largua 3 vite më parë.

E nuk duket se do të kursehen në këtë aspekt duke u kërkuar klubit që të përgatisë edhe shumën prej 40 milionë eurosh, që është edhe klauzola për prishjen e kontratës mes Milanit dhe mesfushorit spanjoll.

Leave a Reply