Pirja e lëngjeve të gazuara mund ta dëmtojë pjellorinë tuaj

Nëse jeni duke u përpjekur të mbeteni shtatzënë, duhet ta zvogëlonin sasinë e lëngjeve të gazuara që pini. Një studim i ri ka konkluduar se lëngjet e gazuara i zvogëlojmë gjasat tuaja për të ngjizur.
Hulumtimi i ri – i cili tani është publikuar në revistën Epidemiologjia – zbulon se pirja e një ose më shumë pijeve me sheqer çdo ditë ndërlidhet me pjellori të reduktuar, si për burrat ashtu edhe për gratë.

Pirja e lëngjeve të gazuara po ashtu ndërlidhet me menstruacionet e hershme dhe me cilësinë e dobët të spermës – ndonëse pak studime i kanë hetuar efektet e drejtpërdrejta që lëngjet e gazuara mund të kenë mbi fertilitetin.

Zvogëlimi i gjasave mujore të ngjizjes

Për të hetuar më tej lidhjet e mundshme midis lëngjeve të gazuara dhe infertilitetit, hulumtuesit analizuan 3.828 gra, të gjitha të moshës ndërmjet 21 dhe 45 vjeçare, dhe 1,045 partnerë meshkuj.

Ekipi grumbulloi të dhëna për historinë mjekësore të pjesëmarrësve, faktorët e jetesës dhe dietën. Subjektet femra gjithashtu plotësuan pyetësorët e mëposhtëm çdo dy muaj derisa ato mbetën shtatzënë ose periudha përcjellëse prej 12 muajve mbaroi.

Duke i vlerësuar të dhënat e tyre, hulumtuesit zbuluan se lëngjet e gazuara dhe me sheqer ndërlidheshin me pakësim prej 20 për qind në probabilitetin mesatar mujor të ngjizjes për burrat dhe gratë.

Gratë që pinë të paktën një lëng të gazuar në ditë shfaqën një probabilitet mujor më të ulët të ngjizjes për 25 për qind, ndërsa burrat që pinë të paktën një lëng të gazuar ditë kishin një probabilitet më të ulët prej 33 për qind të ngjizjes me partnerin e tyre.

Pirja e pijeve energjike ishte e ndërlidhur me zvogëlime edhe më të mëdha të pjellorisë, por autorët e studimit sugjerojnë që ky rezultat duhet interpretuar me kujdes, pasi ndërlidhja u bazua në rezultate nga vetëm një numër i vogël i pjesëmarrësve.
Studiuesit nuk gjetën një lidhje të fortë midis infertilitetit dhe lëngjeve të pemëve.

Ky studim nënvizon faktin se çiftët që dëshirojnë të kenë fëmijë duhet t’i shmangen pijeve të gazuara dhe me sheqer me qëllim që ta mbrojnë pjellorinë e tyre.

Leave a Reply