Përse abuzimi verbal është po aq i keq sa ai fizik

Fyerjet, ofendimet, të bërtiturat, fajësimi, kërcënimi, vënia në lojë, kritikat ose poshtërimi mund të jenë po aq të dëmshme sa edhe abuzimi fizik, seksual apo dëshmimi i abuzimit fizik në shtëpi.

Sipas një raporti të letrës së Shëndetit Mendor nga Universiteti i Harvardit, kur abuzimi verbal është i vazhdueshëm dhe i rëndë, ai krijon një rrezik të çrregullimit të stresit post-traumatik, i njëjti lloj i kolapsit psikologjik që shpesh përjetohet nga trupat që shkojnë në luftë.

Kërkimi në të cilin është bazuar raporti thekson se fëmijët që janë shënjestër e shfaqjeve të shpeshta të keqtrajtimit verbal kanë rreziqe më të larta për agresion fizik, shkelje të ligjit dhe probleme sociale krahasuar me fëmijët e tjerë.

Shumë studime e lidhin abuzimin fizik dhe seksual me efekte që zgjasin në tru dhe në sjellje, por keqtrajtimi emocional nuk ka marrë të njëjtën vëmendje.

Kërkime të tjera e kanë lidhur abuzimin verbal në fëmijëri me një rrezik ndjeshëm më të lartë të zhvillimit të personaliteteve të paqëndrueshme dhe të zemëruara, me sjelljen narcistike, çrregullimet obsesive-kompulsive dhe paranojën.

Megjithatë, studime të papublikuara nga Teich tregojnë se ekspozimi ndaj dhunës verbale prek edhe disa zona të caktuara të trurit. Këto zona janë të lidhura me ndryshimet në inteligjencën verbale, por edhe me simptoma të tjera si depresioni, ankthi dhe mungesa e shoqërizimit.

Është e mundur, thekson skuadra, që ekspozimi ndaj abuzimit emocional, fizik dhe seksual është më i madh te familjet me sëmundje mendor. Faktorët gjenetikë mund të kontribuojnë në shtimin e abuzimit brenda familjes.

Probleme të ngjashme u gjendën edhe te ata që ishin pak të arsimuar./Express/

Leave a Reply