Arrestohet pejani, kërcënoi nënën dhe djalin e tij

Policia në Pejë ka arrestuar një person pasi i njëjti ka kërcënuar verbalisht nënën dhe djalin e tij. Kjo situatë ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.

Pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi i Policisë:

Pejë 12.03.2018-21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kërcënuar verbalisht, nënën dhe djalin e tij. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Leave a Reply