Të shtëna me armë zjarri te Santea

Sot në orën 11:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri te “Santea” në Prishtinë. Ky rast ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet disa personave. Nuk ka të lënduar, duke qenë se të shtënat janë shkrepur në ajër, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ajo tha se nuk është raportuar për të lënduar dhe policia po merret me rastin.

“Rasti ka ndodhur në orën 11:20 te Santea, ka pasur mosmarrëveshje ndërmjet disa personave. Të shtënat janë shkrepur në ajër”, tha Ahmeti për Express.

Policia po merret me rastin, ndërsa shkaqet janë herët të dihen.

Leave a Reply