Gjinekologu i plagosur jashtë rrezikut për jetë, do t’i nënshtrohet edhe një operimi

Gjinekologu, Premtim Gojani është jashtë rrezikut për jetë. Në këto momente ai ka dalë nga salla e operacionit të Spitalit Amerikan. Por Gojani do të duhet që edhe njëherë të futet në operim. Kjo ngase atij i janë shfaqur disa komplikime të tjera shëndetësore. Por zyrtarë të spitalit provat i kanë thënë Expressit se për momentin gjendja shëndetësore e gjinekologut Gojani është jashtë rrezikut për jetën.

Mjeku kosovar, Premtim Gojani në mëngjesin e sotëm para pragut të shtëpisë u plagos me tre plumba nga Faton Fetiu i cili doli të jetë dhëndër me të plagosurin.

Gojani për disa orë ka qëndruar në sallën e operimit të Spitalit Amerikan ku gjendja e tij shëndetësore ishte në rrezik. Por pas operimit gjendja e tij raportohet të jetë stabile.

Mjeku kosovar në këto momente ka kryer një operacion. Por ky nuk pritet që të enjte i vetmi. Ai pas pak do të futet nga mjekët sërish në sallën e operacionit. Kjo pas disa komplikimeve të tjera që ka pasur.

Leave a Reply