Pacolli: 22 ambasadorëve kosovarë nuk do t’iu vazhdohet mandati

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se 22 ambasadorëve kosovarë nuk do t’u vazhdohet mandati.

Pacolli ka thënë se këta ambasador do të kthehen në Kosovë nga vendet ku ata po qëndrojnë.

Ai ka shtuar se pas kthimit të tyre në Kosovë, do të zëvendësohen me diplomatë të tjerë.

“Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Pragë dhe Stokholhm. Unë s’kam njoftuar në MPJ stafin diplomatik. E kam të vështirë të punoj më dikë që nuk e njoh, mirëpo unë ke kam harxhuar kohë në këtë drejtim, t’i njoh njerëzit. Dita të organizohet në mënyrë efeketive dhe jo vetëm të mbahen koktej, të vizitohen panaire të ndryshme që janë të interesuar për Kosovën dhe raporte të kemi të mira dhe inkurajuese. 22 ambasadorë do të kthehen në Kosovë, do të shkëputen nga vendet përkatëse. Nuk bën të rrinë më shumë se një mandat. Ata të kthehen në Kosovë dhe të zëvendësohen me diplomatë tjerë” ka shtuar Pacolli.

Pacolli ka bërë me dije se do të angazhohen në mënyrë që shumë shpejtë të kenë ambasadë në Poloni dhe jorezidencë në Çeki./Express/

 

Leave a Reply