Icardi në Real Madrid nëse Interi nuk kualifikohet në Ligë të Kampionëve

Mauro Icardi mund ta braktisë Interin për Real Madridin në fund të këtij sezoni nëse “Zikaltrit” dështojnë të kualifikohen për Ligë të Kampionëve.

Gazzetta dello Sport raporton se përfaqësuesit argjentinas është duke i humbur durimi me Interin, pasi çdo verë ka riorganizim dhe skuadra nuk po arrin që sa vite të sigurojë kualifikimin në garën më prestigjioze evropiane për klube, transmeton Express.

Edhe pse Icardi i ka shënuar 99 gola në 176 ndeshje në Serie A, ai kurrë nuk është paraqitur në Ligë të Kampionëve.

Derisa muajin e ardhshëm i mbush 25 vjet, Maurito nuk është i gatshëm ta shtyjë më debutimin në këtë garë.

Gazeta e lartpërmendur italiane sugjeron se Real Madridi është duke e vëzhguar nga afër situatën e tij në Inter dhe është plotësisht i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të tij prej 110 milionë euro në qershor, në mënyrë që ta transferojë sulmuesin.

Leave a Reply