Hazard: Do të nënshkruaj kontratë të re me Chelsean, por pasi ta ketë bërë Courtois

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka thënë mbrëmë se do të nënshkruajë kontratë të re me “Të kaltrit”, por pohon se bashkëlojtari i tij, Thibaut Courtois, do të jetë i parë që do ta zgjasë kontratën.

Hazard është lidhur vazhdimisht me Real Madridin, me mediat që dje raportuan se ai tashmë kishte arritur marrëveshje për të kaluar në kryeqytetin spanjoll në verë, transmeton Express.

Por, anësori belg – i cili ishte i pranishëm mbrëmë në ndeshjen e NBA-së mes Boston Celtics dhe Philadelphia 67 në Londër bashkë një grup emrash të mëdhenj – përsëri ka lënë të kuptohet se do të nënshkruajë kontratë të re, duke i hedhur poshtë thashethemet për të ardhmen.

“Po”, ka thënë Hazard për Mirror Football kur u pyet nëse do të nënshkruante kontratë të re me Chelsean.

“Mendoj se Thibaut së pari. Pastaj do të nënshkruaj edhe unë”, ka shtuar ai.

Leave a Reply