Fabregas nuk e ka frikë Barcelonën

Cesc Fabregas do të duhet të takohen me gjigantin spanjoll në 1/16-tën e finales së Ligës së Kampionëve.
 Ylli spanjoll i Chelseat, Cesc Fabregas do të duhet të takohen me gjigantin spanjoll në 1/16-tën e finales së Ligës së Kampionëve.

Ky do të jetë një takim ndaj ish-skuadrës së tij për mesfushorin spanjoll, Fabregas.

“Barça është një ekip i madh, ata kanë lojtarin më të mirë [Messin] dhe ai është shumë i frikshëm”, ka thënë fillimisht Fabregas për Panenka.

“Por ne jemi një grup e mirë, një ekip i mirë, ne jemi konkurrues”.

“Ne e dimë se qysh të luajmë dhe do të përpiqemi të bëjmë atë që duhet të bëjmë për të luajtur kundër Barçës”.

“Eliminimi i Barcelonës është i vështirë, por jo i pamundur. Do të jetë e veçantë të kthehem në Camp Nou”, përfundoi spanjolli.

Leave a Reply