Dua Lipa imazh i markës së njohur

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Këngëtarja ka sjell kohët e fundit një këngë të re, “IDGAF”, e cila deri më tani është shikuar mbi 47 milionë herë në YouTube.

Pos këngëve dhe koncerteve, ajo po merr pjesë edhe në një numër të madh të reklamave të veshjeve sportive.

Së fundi, Dua është shfaqur në reklamën më të re të atleteve të markës gjermane Adidas, të cilën gjë e ka bërë të ditur babai i Lipës, Dukagjini.
“Kampanja e re e Adidasit. Origjinali kur nuk mbaron”, ka shkruar ish-kantautori i bendit ODA, Dugi.

Ndryshe, është raportuar se këngëtarja së fundmi është ndarë nga i dashuri i saj, Paul Klein, pas pesë muajsh lidhje.

Flitet se ajo i është rikthyer ish-të dashurit të saj të mëparshëm, Isaac Carew.

@dualipa New Adidas Campaign. Original is never finished👟#adidas #dualipa

A post shared by Dukagjin Lipa (@dukagjinlipa) on

Leave a Reply