Shpërthejnë protestat, digjen flamuj amerikanë dhe fotografi të Trump-it

Protestuesit kanë djegur fotografitë e Presidentit Donald Trump në qytetin Gaza sot dhe zyrtarët palestinezë kanë paralajmëruar shkëputjen e lidhjeve me SHBA-në dhe përfundimin e bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin, pas njohjes zyrtare të Jerusalemit kryeqytet të izraelit.

“Jerusalemi është çështje e popullit palestinez dhe kauzë për vendin”, tha lideri i Hamaz, Ismail Haniya.

Sipas vendimit amerikan për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit do të shkaktojë transformime të tmerrshme në gjithë rajonin.

Në Gaza kanë shpërthyer protesta, ku qindra qytetarë kanë djegur flamujt amerikanë dhe posterët e Trump-it.

Organizata Hamaz dhe Xhihadi Islamik u kanë bërë thirrje liderëve arabë që të shkëpusin marrëdhëniet me SHBA-në dhe të tërhiqen nga bisedimet për paqe me Izraelin.

“Nëse Jerusalemi do të jetë kryeqytet i Izraelit, atëherë ne jemi në rrugën për zgjidhjen e një shteti të vetëm”, tha Ziad Abu Zayyad, ish-ministri palestinez për çështje të Jerusalemit, shkruan NY Times.

Leave a Reply