Fotografi kap momentin kur Ramushi puth në faqe Diellzën në “Ballo Shqiptare”

Vetëm pak ditë më parë është mbajtur edicioni i tretë i “Ballos Shqiptare”.

Ballo shqiptare është e vetmja ngjarje që vë në pah traditën dhe kulturën e bukur shqiptare.

Në ballo janë prezantuar ushqimi, veshjet dhe vallet e bukura tradicionale shqiptare të rajoneve të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm fytyra të njohura publike. Pjesëmarrës në këtë evenet ishte edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me bashkëshorten e tij Anita Muçaj-Haradinaj, ku të dy ishin shumë të këndshëm me vallëzimin e tyre.

E natyrisht dy oragnizatoret e kësaj mbrëmjeje, bukuroshet Afërdia Paqarada e Diellza Kolgeci ishin ato të cilat po i prisnin të gjithë mysafirët.

Derisa Diellza ishte duke e përshëndetur Haradinajn, fotografi ka kapur një moment ku kryeministri shihet duke e puthur në faqe atë.

Ndryshe “Ballo Shqiptare”, çdo vit përkrahet nga institucionet e vendit.

Leave a Reply