Kosova spektakolare, shënon fitoren e parë në vendin e vet

Kombëtarja e Kosovës ka përmbysur Letoninë, për të fituar 4:3 në stadiumin “Adem Jashari”.

Kosova ka arritur që të shënojë fitoren e parë historike në vendlindje, duke mposhtur Letoninë me rezultat 4:3.

Mysafirët tre herë kaluan në epërsi, por kosovarët nuk u dorëzuan, për të përmbysur gjithçka në minutat shtesë.

Golat për Kosovën i shënuan Rragmani, Muriqi, Rashani dhe Halimi, ndërsa për mysafirët Kluskins dy dhe Sabala.

Kjo ishte ndeshja e parë e Kosovës në vend të vet që prej pranimit në UEFA dhe FIFA dhe fitorja e dytë në dy miqësore sa ka luajtur.

Leave a Reply