Guardiola i gjen punë të riut kosovar, i cili e braktisi futbollin pas problemeve me zemër

Talenti me prejardhje nga Kosova, Sinan Bytyqi, është pensionuar nga futbolli aktiv shkaku i problemeve me zemër.

Bytyqi, i cili si foshnje kishte ikur nga lufta në Kosovë me prindërit, po merrte vlerësime të larta gjatë huazimit në klubin holandez, Go Ahead Eagles, u trondit kur kuptoi lajmin e tmerrshëm se duhej ta linte futbollin nëse dëshironte të jetonte.

Por dy spanjollë të famshëm i kanë dalë haku kosovarit duke mos e lënë për të bredhë rrugëve.

Pep Guardiola dhe Txiki Begiristian janë dy bosat spanjollë që janë përkujdesur për ti dhënë lajmin më të mirë të munshëm kosovarit, pak orë pasi mori lajmin më të hidhur në jetë.

“Mos e lini vetëm. Ma sillni afër që të punoi me moshatarët e tij. Ta mendojmë së shpejti një profesion për të në skuadër. Ka nevojë për ne, t’i japim shpejt një pozicion në skuadër” i ka thënë Guardiola në telefon shefit të Manchester Cityt, Txiki Begiristian, shkruan Indeksonline.

Pas një mbledhje urgjente me bordin, ish drejtori i Barcelonës, Begiristian ka vendosur që Bytyqi të punësohet si skaut i skuadrës angleze.

Kosovari pritet t’i raportoi trajnerëve të Barcelonës për gjetjen e talentëve premtues në futbollin evropian.

Leave a Reply