Flet shqiptarja që u dhunua seksualisht nga Robinho

Sulmuesi brazilian, Robinho u dënua ditën e premte, me 9 vite burg nga gjykata e shkallës së parë italiane, për përdhunim në grup ndaj një vajze shqiptare.

Ngjarja kishte ndodhur në 22 janar të 2013-ës, në një diskotekë të Milanos, dhe ish-sulmuesi i Milanit gjendej bashkë me pesë brazilianë të tjerë.

Mediat italiane, thonë se në deklaratën e saj, vajza ka treguar se nuk ka qenë e vetëdijshme në atë moment, dhe më pas ka humbur plotësisht ndjenjat.

Shqiptarja thotë se grupi e ka detyruar të kryejë disa herë marrëdhënie seksuale me forcë, në një garderobë, ku dhe kanë abuzuar me të.

“Kam shkuar në klub me dy miq të tjerë. Ata janë larguar kur agresorët më dehën dhe më pas unë kam humbur ndjenjat”, deklaron vajza shqiptare, e cila në atë kohë ishte 22 vjeç shrkuan Panorama sport.

Pala mbrojtëse e sulmuesit brazilian, gjithsesi, i ka hedhur poshtë këto akuza dhe ka deklaruar se do ta çojë çështjen në apel.

Leave a Reply