Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës më e besuara ndër institucionet e auditimit në rajon

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal ka publikuar Barometrin e Ballkanit për vitin 2017, në të cilin ofrohen të dhëna nga hulumtimi i opinionit të publikut dhe bizneseve në shtetet e Ballkanit.

Një nga indikatorët për Barometrin e Ballkanit 2017 ishte edhe vlerësimi i besueshmërisë në institucionet publike dhe përceptimi i publikut për pavarësinë e tyre, transmeton Click Channel.

Në një njoftimi të Zyrës Kombëtare të Auditimit të Kosovës, kjo e fundit thotë se është vlerësuar nga 47% e qytetarëve si institucion të cilit i besojnë qoftë plotësisht apo pjesërisht.

“Ky është niveli më i lartë i besueshmërisë krahasuar me institucionet supreme të auditimit të vendeve të Ballkanit.

Ky vlerësim është një indikator i rëndësishëm në angazhimin e vazhdueshëm të Zyres Kombëtare të Auditimit në përmbushjen e mandatit të saj kushtetues e ligjor dhe të vizionit të saj për të përmirësuar transparencën, efikasitetin dhe llogaridhënien e administratës publike”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Raportin e plotë mund ta gjeni në uebfaqen:

http://www.rcc.int/seeds/files/RCC_BalkanBarometer_PublicOpinion_2017.pdf

/Click Channel/

Auditori i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, Besnik Osmani (djathtas)

Leave a Reply