Ndalohet qarkullimi në tunelin e Kalimashit, shkak tymi i veturës së djegur brenda tij

Për pak minuta është ndërprerë lëvizja e automjeteve në tunelin e Kalimashit, ndërsa janë parë dhe disa shtëllunga tymi.

Shkak për këtë situatë është bërë një defekt teknik i një makine, e cila po lëvizte në dalje të tunelit në drejtim të qytetit të Kukësit.

Policia dhe shërbimi i zjarrfikëseve janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasoja në jetë njerëzish./Shqiptarja.com

Leave a Reply