Trajneri i Milanit flet për përballjen me Shkëndijën e Tetovës

Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, ka folur për takimin që do ta zhvillojë ndaj Shkëndijës së Tetovës në Play Off-in e Europa Leagues.

Shkëndija e Tetovës dhe Milan do të luajnë në Play Off’in e Europa Leagues. Trajneri i Rossonerëve, Vincenzo Montella ka folur për përballen me ekipin tetovar.

“Na është bërë zakon shorti, ishte argëtuese të marrim pjesë drejtpërdrejt. Nuk e njoh mirë skuadrën (Shkëndijën), kemi kohë ta studiojmë. Po mundohemi ta dimë ku është vendi ku do të luajmë lojën si mysafir”, ka deklaruar Moentllla.

Ndeshje e parë mes Shkëndijës dhe Milanit do të luhet me 17 gusht në Shkup.

Kurse, ndeshje e kthimit mes dy skuadrave me ngjyra kuqezi do të zhvillohet me 24 gusht në San Siro, shkruan Express.

Leave a Reply