Takohen Haradinaj, Veseli, Limaj e Ukë Rugova! A po i ndajnë ministritë?!

Përfaqsuesit e koalicionit PAN kanë zhvilluar sot një takim me djalin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, Ukë Rugova.

Ky takim është zhvilluar në një nga kafiteritë në Prishtinë dhe nga fotografitë e siguruara nga lajmi.net, ku shihen Kadri Veseli, Ramush Harainaj dhe Fatmir Limaj.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, mirëpo në media është spekuluar se Ukë Rugova mund të jetë pjesë e kabinetit qeveritar.

Familja Rugova këto ditë ka qenë shumë e përfolur në media, për shkak se deputetja e LDK-së nga kjo familje, Teuta Rugova ka arritur marrëveshje me koalicionin PAN. /Lajmi.net/

20794853_10155342486086049_793266329_o20821437_10155342486056049_73324650_o20806783_10155342486111049_1973280599_o

Leave a Reply