Nuk ka miss që ka ndryshuar më shumë se Venera Mustafa (Foto)

Quhet Venera Mustafa dhe në kohën e luftës së Kosovës, ajo u shpall “Miss Albania” në Tiranë. Kishte shumë pikëpyetje nëse Venera e fitoi kurorën sepse e meritonte, apo sepse ishte nga Kosova e përfshirë në flakët e luftës.

Një është e sigurt, Venera e fotoi atë kurorë që nuk është se e magjepsi jashtë mase, se u dashurua pas saj.

Venera Mustafa pas lufte u morr me të tjera gjëra, me skulpturë e së fundi me dizajn të modës, ku përçon një stil shumë të veçantë, shkruan “Kosovarja”.

Venera Mustafa ka ndryshuar shumë ndër vite, aq sa nuk njihet, madje duket se ajo është miss që ka ndryshuar më së shumti, duke e larguar feminitetin e skenës së bukurisë dhe duke u bërë më ndryshe, krejtësisht ndryshe.

Leave a Reply