Gafa në futbollin estonez, në avantazh pa e prekur topin fare (VIDEO)

Në futbollin estonez ka nisur prej ditësh sezoni zyrtar, por ende pa bërë mirë kolaudimet e tyre, skuadrat kanë nisur të dhurojnë surpriza të bujshme.

Një të tillë kishte protagoniste ekipin e Flora Paie, asnjëherë e bërë e njohur për rezultate, por që fitoi kopertinat falë një autogoli të bujshëm.

Futbolli i verës dhuron perla të tilla, që rrjetet sociale nuk i falin lehtë, e ashtu si në imazhet e deformuara të Fellainit në Superkupën e Europës, këtë herë u bënë virale imazhet e një autogoli pas vetëm 15 sekondash.

Levadia Tallin mori avantazhin pa prekur fare topin në Kupën e Estonisë.

Paide Linnameeskond e ktheu topin në drejtim të portës për t’u mbrojtur nga presioni i rivalëve, por vendosja e keqe e portierit u kapitalizua në gafën më të bujshme./ Top Channel /

Leave a Reply