Arrestohet një ish-pjesëtar i UÇK-së në Gjakovë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot rreth orës 11:00 ish-pjesëtarin e UÇK-së, Besim Vokshi.

Vokshi është arrestuar në ndërtesën e Gjykatës Themelore të Gjakovës dhe është transportuar për në Prishtinë.

Arrestimin e tij e kanë kryer pjesëtarë të Policisë të veshur me rroba civile.

Besim Vokshi, (1955) nga Gjakova është në listën prej 20 pjesëtarësh të UÇK-së të kërkuar nga Interpoli me kërkesë të Serbisë. Por arrestimi i tij nuk ka të bëjë me këtë urdhërarrest, shkruan Insajderi.

Leave a Reply