Zyrtare: Mësohet kundërshtari i Trepçës ‘89 në Ligën e Kampionëve (Foto)

Trepça ’89 do të përballet me skuadrën e Víkingur në Ligën e Kampionëve.

Momenti i shumëpritur ka ardhur, Trepça ‘89 ka mësuar rivalin e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shorti i tërhequr nga ora 12:00 në Nyon të Zvicrës, nxori skuadrën e Ishujve Faroe, Vikingur si kundërshtar të Trepcës ’89.

Trepça ndeshjen e parë do ta luajë si mysafirë, që do të zhvillohen më 27 ose 28 qershor, ndërsa ajo e kthimit luhet në Kosovë me 4 ose 5 korrik. Kjo është hera e parë që klubet kosovare garojnë në garat e UEFA-s.

Në orën 13:00, emrin e kundërshtarit të parë në Evropë do ta mësojë edhe Prishtina, që do të garojë në raundin e parë kualifikues të Europa League, përcjell Express.

Leave a Reply