‘Rikthehet’ Luis Figo, shënon gol të bukur me Realin (Video)

Vitet shkojnë, por klasi mbetet – Figo rikthehet të bëjë atë që ka bërë për shumë vite në karrierën e tij të suksesshme si futbollist.

Portugezi ka shënuar gol të bukur në miqësoren e bamirësisë mes legjendave të Real Madridit e atyre të Romës.

Real Madridi e fitoi 4:0 këtë miqësore bamirësie të zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, ku Figo shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë, duke dëfryer gjithë të pranishmit në stadium. /Express/

Leave a Reply