Përjashtohet mbrojtësi që therte kundërshtarët me gjilpërë

Një futbollist argjentinas ka shkaktuar zemërim të madh, pasi ka pranuar se kishte përdorur gjilpërën për të lënduar kundërshtarët e tij, gjatë një ndeshjeje për kupë të zhvilluar ditë më parë.

Federico Allende, mbrojtësi i klubit Sport Pacifico që bën gara në një divizion të ulët, ka pranuar në një intervistë se e ka përdorur disa herë gjilpërën për të therur sulmuesit e skuadrës elitare, Estudiantes.

Allende këtë e konsideron si dhunti, duke shtuar se çdo futbollist duhet të jetë i zgjuar nëse ka synime për të fituar. Presidenti i Pacificos, Hector Moncada, ka njoftuar për largimin e futbollistin nga ekipi për shkak të këtij veprimi.

“Ne jemi të shkatërruar dhe të zhgënjyer tej mase për shkak se ky incident ka dëmtuar imazhin dhe punën e mirë që e kemi bërë deri më tani. Përfundimisht është dëbuar nga klubi, nuk duam lojtar të tillë”, është shprehur Moncada./Koha.net/

Leave a Reply