Ky është reagimi i Edonës, pas publikimit të “Simpatia” nga Lumi e Dhurata (Foto/Video)


Një ditë më parë reperi i njohur Lumi B dhe këngëtarja Dhurata Dora kishin publikuar projektin e tyre të përbashkët “Simpatia”.

Kënga “Simpatia”, është rikrijim i këngës së këngëtares së njohu Edona Llalloshi, transmeton Gazeta Express.

Projekti “Simpatia” është realizua në vitin 1997 dhe në 2017 u rikrijua nga Lumi dhe Dhurata.

Për këtë ka një koment edhe vetë Edona.

Ajo në profilin e saj në Instagram ka postuar një fotografi nga klipi i këngës së Lumit e Dhuratës, duke iu uruar suksese.

Edona kishte thënë se është emocionuese kur kjo këngë ende vazhdon të dëgjohet.

“Lumin dhe Dhuraten i përgëzoj për këtë përpunim të ri të këngës dhe hitit të pavdekshëm, SIMPATIA.Më ka kthyer 20 vjet mbrapa dhe është emocionuese kur vazhdon ende të dëgjohet. Ju dëshiroj nga zemra sukses”, kishte shkruar Edona.

Vetëm pak ditë më parë edhe Edona kishte publikuar remixin e këngës së saj “Simpatia”, këngë kjo e cila shoqëroi rininë shqiptare kudo që ishin.

Leave a Reply