Kryetari i Malishevës, më i pasuri nga komunat e jugut të Kosovës

Regjistrat e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë, të publikuara nga Agjencia Kundër Korrupsion, tregojnë se nuk ka ndryshime të mëdha në pasuritë e kryetarëve të komunave të jugut të Kosovës.

Në bazë të këtyre të dhënave, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, mbetet më i pasuri në krahasim me homologët e tij të rajonit jugor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në përgjithësi, kryetarët e këtyre komunave nuk kanë deklaruar ndryshim të dukshëm të pasurisë, ndonëse në ndonjë rast të caktuar mund të vërehet dallimi në vlerësim të pronës apo veturave, derisa ka edhe ndryshime të vogla në shumën e të hyrave vjetore të tyre.

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2017 të kryetarit Begaj shkruan se ai ka një shtëpi banimi në vlerë prej 80 mijë eurosh.

Leave a Reply