Herolind Shala: Na falni që po ju dëshpërojmë (Foto)

Herolind Shala u ka kërkuar falje tifozëve, pas humbjes 4:1 nga Turqia.

Kosova ka pësuar humbjen e pestë me radhë në kualifikueset për Botërorin “Rusia 2018”, duke u mposhtur 4:1 nga Turqia në Loro Borici.

Golin e vetëm në këtë ndeshje për Kosovën e shënoi Amir Rrahmani, i cili është vlerësuar si ndër më të mirët, së bashku me Valon Berishën.

Shala, i cili nuk luajti për asnjë minutë ndaj Turqisë, e ka përjetuar më së rëndi këtë humbje, i cili i kërkoi falje tifozëve pas ndeshjes.

“Na falni që po ju dëshpërojmë…”, ka shkruar Shala në rrjetet sociale.

Na falni që po ju dëshpërojmë……….

Publicado por Herolind Shala en Domingo, 11 de junio de 2017

 

Leave a Reply