Emocionuese: De Biasi përlotet gjatë leximit të letrës lamtumirëse (Video)

Gianni De Biasi, trajneri italian, nuk ka mundur t’i përmbahet lotëve gjatë leximit të letrës lamtumirës nga Kombëtarja shqiptare.

Strategu italian, Gianni De Biasi vendosi që para kohe ta mbyllë aventurën te Kombëtarja shqiptare, pjesë e së cilës ishte nga viti 2011.

Italiani nuk ka mundur t’i përmbahet lotëve gjatë leximit të letrës lamtumirës nga Kombëtarja shqiptare, e me të cilën hyri në histori duke u kualifikuar në Evropianin ‘Fraca 2016’.

Në vazhdim mund ta lexoni letrën e dorëheqjes së De Biasit 

“Kjo është një faqe e përvojës time profesionale në Shqipëri që kurrë nuk do kisha dashur ta shkruaja!

Kam menduar dhe medituar gjate dhe dëshiroj t’ju informoj se duke nisur nga sot nuk do të jem me Trajneri i kombëtares sonë!

Do të ndalem këtu sepse dëshiroj të mendoj për te mirën dhe rritjen e Ekipit.

Besoj se e kam përmbushur detyrën time, e cila me ka lejuar mua për te nxjerre nga këta djem ato cilësi që ne të kaluarën e afërt kanë berë të mundur të jetojmë Ëndrrën Evropiane!

Atë ëndërr e cila që në ndeshjen e pare ne Gjeorgji, nëpërmjet asaj letre te hapur kisha kërkuar të ngulitja ne kokën e tyre dhe në zemrën e tyre!

Është një zgjedhje profesionale shume luftarake, e vështire! Uroj qe te arrini ta kuptoni, edhe pse jo te gjithë mund ta pranojnë! Kemi jetuar vite te mbushura plot emocione dhe kënaqësish dhe kemi arritur rezultate me te vërtete te rëndësishme qe shume i konsideronin të pamundura.

Gjate gjithë kësaj kohe kam punuar gjithmonë me pasion të madh, me një entuziazëm te ri fale edhe rezultateve dhe euforisë ngjitëse e te gjithë shqiptareve, ne Atdhe dhe atyre te shpërndare neper bote!

Impenjimi i përditshëm, përpjekja për t’ju  transferuar djemve një mentalitet te ri, një mentalitet fitues!

Angazhimi i vazhdueshëm se bashku me gazetaret tuaj, i mediave për t’iu kaluar një komunikim korrekt, transparent, proaktiv ka qene një pune e detajuar me te vërtete vazhdimisht e mundimshme, nganjëherë dhe e bezdisshme!

Dëshiroja të theksoj se sot largohem nga udhëheqja e Kombëtares, duke mos patur një ekip në të cilin te punoj, ndërkohe qe gjate këtyre viteve gjithmonë kam rezistuar ndaj tundimeve të ofertave te punës, duke ditur qe vendi im ishte në udhëheqjen e djemve tanë drejt një rritje të qëndrueshme në drejtim të realizimit te tyre.

Pas Evropianit isha vendosmërisht i bindur që mund te përmirësonim me tej dhe se përvoja qe patëm gjate tre ndeshjeve ne France, do te na lejonte një rritje te metejshme globale.

Dhe kështu do te jetë, por me një Trajner te ri!

Po largohem me vështirësi por i vetëdijshëm qe cikli im ne ketë grup ka përfunduar dhe qe mund ti jape rastin atij qe do me zëvendësoje, te njohe djemtë në katër ndeshjet e ardhshme.

Me lejoni te falënderoj te gjithë ata qe bashkëpunuan ne rritjen dhe zhvillimin e projektit te Shqipërisë qe na ka çuar te jemi ne vendin e 22 te ranglistën Fifa, qe na ka mundësuar te mundim Norvegjinë jashtë shtëpisë, te fitonim dhe barazonim kundër Frances dhe te fitonim kundër Portugalisë, i mundur pas nesh deri ne Pushtimin e Euro 2016!!!

Dhe me ne fund për te arritur ëndrrën tone …

Dëshiroja me ketë rast te falënderoj publikisht ata te cilët me dhanë ketë mundësi te madhe , Presidentin Arma ndo Duka, qe gjithmonë me ka mbështetur dhe me ka dhëne Letrën e Bardhe( la Carta Bianca) për te vepruar ne rolin tim si Përzgjedhës!

Një falënderim te përzemërt te gjithë djemve qe gjate gjithë kësaj kohe kane qene pjese e Ekipit, faleminderit për gjithshka qe me keni dhëne, qe keni dhëne për fanellën tone!

Është një përvoje qe me ka pasuruar si ne aspektin profesional ashtu dhe ne atë njerëzor, me keni befasuar me përkushtimin tuaj dhe përfshirjen tuaj ne sfidën tone!

Faleminderit te gjithë bashkëpunëtoreve te mi, veçanërisht Paolo Tramezzani, shok udhëtimi qe nga dita ime e pare ne Shqipëri , gjithmonë i gatshëm për te me mbështetur  i palodhshëm ne punën ne terren dhe ne shume udhëtime për te takuar lojtaret tanët rinj!

Albertos qe ka ndjekur përgatitjen dhe rikuperimin e djemve, Ilir Boziqi, Ervin Bulku dhe gjithë stafi teknik! Benyy Celiku, Gianluca Stesina, Filippo Iori i cili ka trajtuar lojtaret se bashku me Ylli Mihali, Merepeza, Arben Voci, dhe te madhit Fatos Kademi një punëtor i palodhur!

Te gjithë njerëz te çmuar dhe madhështore Ekipi!

Për te gjithë njerëzit qe punojnë ne Federate, qe nuk dallohen por qe bëjnë një pune te vlefshme për rezultatin përfundimtar!

Falënderoj ne mënyre te veçante te gjithë tifozët tanë te përkryer, lojtari ynë i dymbëdhjetë.

Gjithmonë te gatshëm te na ndiqnin kudo me flamuj e me zemër.

Çdo gjë ne futboll , ne sport, ashtu si ne jete, ka një fillim te tij dhe një fund! Cikli im si Trajner i Kombëtares ka përfunduara, por asgjë nuk mund te copëtojë kurrë lidhjen e forte qe me lidh me Kombin Tone dhe te shume njerëzve qe ne këto pese vite e gjysme te bukura pata fatin ti takoj!

Tani fara është mbjelle ne toke, po rritet dhe me angazhimin, përkujdesjen dhe punën e te gjithëve do te dije te japë fruta te shkëlqyera!

Mirënjohje, Gianni De Biasi!

Leave a Reply