Elvana publikon këngën e shumëpritur në anglisht! (Video)

Ashtu siç kishte paralajmëruar edhe më herët këngëtarja Elvana Gjata ka publikuar këngën e saj të parë me të cilën synon të hyjë në tregun botëror.

Kënga vjen me titullin “Forever is Over” nën produksionin e David Guetta.

Sapo është publikuar në rrjete sociale menjëherë ka nisur shpërndarje e kësaj kënge nga kolegët e saj artistë në Shqipëri.

“Ky është vetëm fillimi…nuk mund të isha më e bekuar”, ka shkruar këngëtarja teksa ka falënderuar bashkëpunëtorët e saj, David Guettën dhe Poobear.

Leave a Reply