Si të ushqeheni në Ramazan që të mos keni çrregullime të sistemit të tretjes

Rekomandohet ngrënia ngadalë dhe në sasi të përshtatshme me nevojat e gjithsecilit. Vaktet e rënduara me ushqim të tepërt shkaktojë urth dhe siklet.

Gjatë Muajit të Ramazanit mjekët apelojnë për më shumë kujdes veçanërisht për të sëmurët kronikë apo të moshuarit që agjërojnë.

Këtë vit, agjërimi për Ramazanin përkon me një periudhë stinore me ditë të gjata dhe të nxehta. Besimtarët agjërojnë mesatarisht 15-16 orë në ditë.

Gjatë orëve të mesditës, pikërisht atëherë kur edhe temperaturat janë më të larta, është e rëndësishme që të qëndroni në një vend të freskët dhe me hije, të mbrojtur nga dielli. Është e rëndësishme që të plotësohen lëngjet që trupi ka humbur gjatë ditës së agjërimit, duke pirë lëngje përpara, gjatë dhe në fund të vaktit. Uji është pija që rekomandohet në këto raste, shkruan Gazeta Mapo.

Gjithashtu, duhet të shërbehen ushqime të pasura me ujë, të tilla si supat ose sallatat me perime të freskëta.

Shembull i një vakt – Iftar

Supë perimesh e gatuar në shtëpi (jo nga përgatesat që tregtohen me supë-pluhur)

Sallatë lakër ose ndonjë lloj sallate me perime të tjera sipas pëlqimit

Perime të mbushura (kungull/patëllxhan/gjethe rrushi)

Gjoks pule i pjekur

Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm; ndërkohë që mund të shtohen për të përmirësuar shijen, edhe feta limoni apo gjethe nenexhiku

Shembull i një vakti – Syfyr

Dy feta buke

Omëletë me perime ose vezë të ziera fort

Feta të përgatitura nga dy perime të ndryshme

Gjizë ose djathë me erëza dhe vaj ulliri

Çaj bimor

Sasi të mjaftueshme uji të pijshëm

Këshilla të shpejta

Mos e shmangni mëngjesin (Syfyrin)! Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe gjatë Ramazanit – është vakti që do t’ju mbajë përgjatë orëve të ardhshme.

Gjatë Syfyrit dhe Iftarit hani ushqime me porcione dhe kalori normale.

Shmangni ushqime e pasura në yndyrë, kripë dhe sheqer.

Zgjidhni një dietë të pasur me fruta, perime, fasule, thjerrëza oriz dhe drithëra.

Pini shumë lëngje dhe shmangni pijet e pasura me kafeinë si kafe, çaj, pije energjike ose kola.

Prisheni agjërimin me një ushqim të lehtë të shëndetshme si hurma arabie – një hov kalorish sheqeri natyror.

Bisedoni me një profesionist të shëndetit para se të ndryshoni regjimin e ilaçeve për Ramazan.

Shmangni aktivitetin e tepërt fizik gjatë kohës se agjërimit – në qoftë se ju doni të shkoni në palestër, bëjeni atë pas iftarit.

Të sëmurët diabetikë para se të fillojnë agjërimin duhet të bëjnë një kontroll mjekësor (2 muaj më parë) dhe të këshillohen nga mjeku si të mund të përballojnë periudhën e agjërimit dhe si të vete kujdesen në rast hipo/hiperglicemie.

Leave a Reply