Arrestohet në Fushë-Kosovë një person i kërkuar nga policia

Foto ilustruese, arkiv

Është arrestuar në Fushë-Kosovë një person, pjesëtar i komunitetit ashkali, i cili ka qenë i kërkuar nga Policia e Kosovës. Rasti ka ndodhur në rrugën “Sanxhaku” mbrëmë në ora 20:04, transmeton Click Channel.

Policia bënë të ditur se arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

“Arrestim i personit të kërkuar. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është arrestuar një mashkull K/Ashkali dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës”, thuhet në njoftimin e policisë./Click Channel/

Leave a Reply