Thaçi: Mogherini përkrah hapat konkret për liberalizimin e vizave

Hashim Thaci - Federica Mogherini

Shefi i Shtetit, Hashim Thaçi ka kërkuar që të merren hapa të menjëhershëm për liberalizimin e vizave. Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë pas takimit që ka pasur me Shefen e Politikës së Jashtme të BE’së, Frederika Mogherini.

Thaçi ka thënë se vizita e Mogherinit dëshmon se BE është përkrahje për Kosovën në rrugën drejt BE’së.

“Kosova është shteti më pro-evropian në rajon dhe mesazhet e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, i japin përkrahje procesit të integrimit evropian në përgjithësi, por edhe hapave konkretë e të menjëhershëm, si liberalizimin e vizave.

Kosova dhe rajoni kemi sfida të ndryshme, por kemi aspiratë dhe prioritete të njëjta – zhvillimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Vizita e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, është konfirmim se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit. HTH”

Leave a Reply