Vulin: Nëse Shqipëria na paditë në vend të Kosovës do të jetë akt armiqësor

Vucic and Vulin

Ministri i Punës, Aleksandër Vulin ka thënë se marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë do të përkeqësohen ndjeshëm, nëse Shqipëria pranon ta padisë Serbinë për gjenocid.

Duke pasur parasysh se Kosova nuk është anëtare e OKB-së, dhe nuk mund ta padisë Serbinë për gjenocid, kjo (hipotekë) do të mundë të bëhet nëpërmjet Shqipërisë. Mirëpo Vulin ka thënë se pranimi i një roli të tillë do të thotë se Shqipëria nuk do të tregohet e ndershme pas gjitha takimeve që është folur për bashkëpunim mes vendeve.

“Nuk jam i sigurt ligjërisht nëse është e mundur kjo, apo jo, por në thelb kjo është një gjë politike”, tha Vulin, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, nëse Shqipëria me të vërtetë ka të bëjë diçka me këtë, atëherë ky do të jetë akt armiqësor.

“Do të dëshiroja që bashkësia ndërkombëtare, nëse diçka e tillë ndodhë, me zë të lartë të thotë se çfarë është ajo, dhe si mund të prishen marrëdhëniet në Ballkan me këtë”, ka thënë Vulin.

I pyetur nga gazetarët se cili do të jetë reagimi i Serbisë, ai ka thënë se Serbia do të ketë një përgjigje të balancuar me kujdes, por nuk do të heshtë. Ajo nuk duhet të kaloj pa pasoja për marrëdhëniet e vendeve.

Ndërsa kur u pyet nëse Gjykata Speciale do të shërbej si mbulesë për t’i ardhur në fund një padie për gjenocid, Vulin ka thënë se gjykata duhet të jetë një mburojë, por se i afrohemi me besim të mirë dhe me shpresën se viktimat serbë do të nderohen, përmes dënimit të kriminelëve.

“Shumë shpesh, komuniteti ndërkombëtar është duke iu larguar detyrimeve të veta kur bëhet fjalë për hetimin e krimeve të luftës në territorin e Kosovës. Rezoluta 1244, komunitetit ndërkombëtarë është i angazhuar që të përcaktoi ata që kryen krime dhe të dënohen autorët. Siç e dini për krime kundër serbëve askush nuk është dënuar dhe si përfundim nuk ka asnjë njëri që i ka kryer ato”, theksoi ai, duke rikujtuar se Ramush Haradianj nuk është liruar për shkak se ai është i pafajshëm, por për shkak se të gjithë dëshmitarët në gjyqin e tij janë vrarë.

Leave a Reply