Aksident trafiku në Fushë-Kosovë, 5 persona të lënduar

Aksidenti ne Fushe-Kosove 2

Foto ilustruese, arkiv

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur mbrëmë në rrethrrotullimin te “BBC”-ja në Fushë-Kosovë, transmeton Click Channel.

Policia e Kosovës njofton se si pasojë lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe katër femra, të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim mjekësor.

Njëri nga drejtuesit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, njofton policia./Click Channel/

 

 

 

Leave a Reply