Tahirsylaj: Ja pse ka rënë borë e kuqe në Kosovë (Video) - Click-Channel.tv

March 30, 2017

Tahirsylaj: Ja pse ka rënë borë e kuqe në Kosovë (Video)

syle-tahir-syla

syle-tahir-syla

Mbrëmë në emisionin “Komiteti” – i drejtuar nga Berat Buzhala – prodhim i Gazetës Express për RTV Dukagjini, meteorologu Sylë Tahirsylaj, ka folur për sasinë e reshjeve në Kosovë.

Ai ka treguar se njëra ndër arsyet pse janë pakësuar reshjet janë liqenet artificiale të ndërtuar nëpër disa regjione.

Sipas meteorologut, liqenet artificiale kanë efektin e tyre në zvogëlimin e reshjeve për shkak të lagështisë dhe shkallës së vogël të kondensimit sjellin, si rrjedhojë e të cilës bien më pak reshje

Tahirsylaj ka thënë se sasia e reshjeve të fundit është normale në raport më atë se si parashihen proceset natyrore.

Ai në “Komiteti” ka shtuar se sipas statistikave që ai posedon, reshjet intensive në Kosovë fillojnë në dhjetor deri në muajin mars. /Express/

About The Author

Related posts

Leave a Reply