Përurohen autobusët e rinj të Prishtinës (Foto/Video) - Click-Channel.tv

January 19, 2017

Përurohen autobusët e rinj të Prishtinës (Foto/Video)

shpend-ahmeti-autobuset

15991592_1667999106548792_1699146819_o

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka përuruar 15 autobusët e rinj të kryeqytetit.

Kryetari i Prishtinës njoftoi se 15 autobusët e dytë do të vijnë më 23 janar dhe të fundit në mars ose prill.

“Sot kam kënaqësinë para juve të hapi këtë përurim të transporti publik në Prishtinë. Sot pas tre viteve jemi me autobusët e ri pas shumë diskutimesh e analizash që t’i kemi sot këta autobusë në Prishtinë… Prishtina ka nevojë për mbi 120 për ta mbuluar”, tha ai para të pranishmëve.

Ndërkaq, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se po konkretizohet një projekt i rëndësishëm

“…Ky është ndër projektet më të rëndësishme që e ka mbështetur qeveria për Komunën e Prishtinës, do të vazhdojmë edhe me projekte tjera…”, tha Hoti. /Telegrafi/

15967731_1668005386548164_1425457104_o

About The Author

Related posts

Leave a Reply