Fushë-Kosovë: Qytetarët rrezikohen nga akujt në kulme (Foto)

akujt-ne-kulme

Qytetarët në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë rrezikohen nga akujt e në kulmin e një objekti banesor, transmeton Click Channel.

Një lexues/shikues i Click Channel ka treguar se një pjesë e akullit ka rënë dje nga kulmi dhe ka rrezikuar jetën e një fëmije, derisa sipas tij ka dëmtuar një veturë.

“Akulli është formuar pasi që gypi është i mbyllur, dje ka rreziku jetën e një fëmije pasi ka ra një sasi e madhe e akullit. Po ashtu sipas kojshive e ka demtuar një makinë”, ka thënë ky qytetar për Click Channel.

Sipas tij, akulli është formuar si pasojë e pakujdesisë së ndërtuesit të objektit.

banesa-01 banesa-02

Leave a Reply