Mësimdhënësja me shami transferohet në një shkollë tjetër, nxënësit kthehen në mësim

mesuesja-me-shami

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Malishevës ka marrë vendim që mësimdhënësja e matematikës, Fatmire Bujupi, të transferohet nga shkolla fillore “Visar Krasniqi” në Drenoc të Malishevës në shkollën e mesme profesionale ekonomike-juridike “Lasgush Poradeci” në Kijevë.

Vendimi është marrë pasi, për një javë rresht nxënësit e shkollës së Drenocit e kanë bojkotuar mësimin me arsyetimin se mësimdhënësja bart shami gjatë orëve mësimore. Këtë shqetësim e kishin shfaqur edhe prindërit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zëdhënësi i Komunës së Malishevës, Artan Paçarizi, i kontaktuar të hënën, ka thënë se mësimi është duke u mbajtur normalisht dhe nuk ka bojkot të procesit mësimor.

“Me kërkesën e palëve dhe me pajtimin e tyre, kemi bërë zgjidhje, ku është bërë një transferim i brendshëm, nga shkolla në shkollë. Bojkotimi i mësimit ka zgjatur pesë ditë dhe ditët e humbura do të zëvendësohen ditëve të shtuna”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Malishevës.

Gazeta ka kontaktuar edhe me mësimdhënësen Fatmire Bujupi.

Leave a Reply